PRODUKTET
Cfare ju ofron Tranzit?
Tranzit ofron financime ne shuma te medha pa kufizime maksimale nepermjet ketyre produkteve:
- Kredi financiare
- Financim mezzanine
- Pjesemarrje ne kapital
- Blerje dhe financim borxhesh te institucioneve financiare, bankave dhe kompanive
Financimi mundesohet per:
• Investime te reja
• Zgjerim aktiviteti
• Kapital qarkullues
• Pagese dividendi
• Rifinancim kredie
• Blerje pjesore te aksioneve
• Blerje e nje shoqerie nga nje tjeter
Financimi ofrohet per cdo lloj sektori, industrie, apo investimi. Financimet jane kryesisht afatshkurter e afatmesem. Shumat e financimit jane te ndryshme dhe diskutohen sipas rastit.
Kredi financiare
Kredi te bazuara ne kolaterale te ndryshme, te paluajtshme apo te luajtshme. Kushtet e kredise si norma e interesit, kohezgjatja dhe amortizimi diskutohen sipas rastit. Periudha e pezulimit te ripagimit “grace period” eshte shume e favorshme dhe mund te shkoje deri ne tre vjet.
Financim mezzanine
Ne rastet ku huamarresi ka kredi ekzistuese me bankat ofrohet financim mezzanine me nje pozicionim te radhes se dyte ne lidhje me kolateralin.
Pjesemarrje ne kapital
Pervec ofertes se kredive, ofrohet nje kombinim i huadhenies me pjesemarrje ne kapital. Ky kombinim permireson kushtet e kredise dhe rrit mundesine e huamarresit per shlyerje te shpejte te kredise.
Blerje dhe financim borxhesh
Blerja e borxheve mundeson likuiditet te menjehershem dhe ne shuma te medha per shitesin e borxhit nepermjet procedurave te shpejta, te thjeshta dhe te qarta te analizimit te portofolit dhe dhenies se ofertes.
Normat e interesit dhe komisioneve