Politikat e Privatesise

 

Me kontaktimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit dërguar tek Tranzit vetëm për përdorim të brendshëm dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhëne vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Tranzit, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkoje korrigjimin e tyre

 

Mbledhja e informacionit, përdorimi, dhe shpërndarja

Tranzit është mbajtësi i vetëm i të dhënave të grumbulluara në ketë faqe. Tranzit thekson se administron vetëm informacionin që klienti dërgon vullnetarisht nëpërmjet aplikimit online, e-mailit apo kontakti tjetër të drejtpërdrejtë.

 

Sigurimi i të dhënave

Tranzit sigurohet që informacioni përpunohet përmes masave organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të pa-autorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme administrimi.

Vetëm punonjësit e autorizuar të Tranzit, me parimin nevoje për njohje, kanë të drejtë aksesi në të dhënat personale të klientit. serverat në të cilën ruhen të dhënat personale janë mbajtur ne një mjedis te sigurt në zbatim të akteve ligjore dhe n/ligjore në fuqi si dhe në zbatim të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Tranzit thekson se pasi informacioni ka mbërritur ne web serverin e Tranzit, implementohet një sistem sigurie me standardet më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i dryshuar. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhëne.